Kombëtare

Presidenti Meta publikon ‘foton e jetës’: Shqipëria e para

Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka publikuar një foto në Facebook të cilin e quan “fotoja e jetës time” me shënimin “Shqipëria e para”.

Fotoja është bërë në momentin e betimit të Metës si President i Republikës.
Kujtojmë se dje Kuvendi miratoi me 101 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij.

Komisioni kishte vlerësuar se nga pikëpamja substanciale, kërkesa e 55 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës. Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe korrespondenca e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës.






Në përfundim të mbledhjes së datës 29.06.2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit, duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.