Rajoni

Presidenti i Serbisë, ka akuzuar ekstremistët e djathtë rusofilë për trazirat në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media që e mbajti pas shpërthimit të trazirave të mbrëmshme në Beograd tha se, “ka argumente që shërbime të caktuara nga rajoni janë të përfshira”.

“Ekstremistë të krahut të djathtë e kanë organizuar sulmin ndaj Parlamentit të Serbisë”, tha Vuçiq.

Ndërkaq, grupet e ekstremit të djathtë në Serbi janë të lidhur ngushtë me Moskën zyrtare. Vet Vuçiqi deklaroi se në trazira ka pasur edhe rusë.

Lidhur me reagimin e policisë, ai ka thënë se, “policia, gjatë shfaqjes së dhunës më gurë dhe zjarrëvënies së objekteve njëherë ka duruar, mirëpo dikur është dashur që të reagojë”.

Protestat e mbrëmshme në Serbi filluan pas masave të reja shtetërore për ndalimin e virusit COVID-19. Ato eskaluan deri në hyrjen në Parlamentin e Serbisë.

Serbë radikalë, të njohur për qëndrime rusofile kanë qenë të zëshëm kundër këtyre masave. Një pjesë ka marrë pjesë në këto trazira.Sa i përket përfshirjes së shërbimeve të huaja në Serbi, vitin e kaluar vet Vuçiqi kishte shfaqur shqetësimin për ndërhyrjen e inteligjencës ruse (rast i njohur si “Kleban”), kur një oficer rus blinte dokumente sekrete nga një punonjës serb i sigurisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.