Bota

Presidenti i pamëshirshëm urdhëron vrasjen e atyre që nuk i binden masave për koronavirusin

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë të vrasin këdo që “shkakton telashe” mes një karantine një-muajshe që kërkon të ndalojë epideminë e koronavirusit në vend.

“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë. Dëgjoni qeverinë në këtë kohë sepse është e rëndësishme që të ketë bindje”, i tha ai kombit mbrëmë. “Dhe mos lëndoni profesionistët e kujdesit shëndetësor, mjekët sepse është një krim i rëndë.”

“Urdhërat im për policinë dhe ushtrinë:  nëse dikush është në telashe dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni dhe vritini”,shtoi ai.

Duterte gëzon namin e të pamëshirshmit ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës, duke urdhëruar ekzekutimin e tyre kudo që hasen.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483