SPORT

Presidenti i Bayern: Rëndësi ka shëndeti, mos e injoroni koronavirusin!

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka dhënë mesazhin e tij për kaosin që ka shkaktuar koronavirusi.

Kampionati gjerman i futbollit është pezulluar për të mos rrezikuar përhapjen e këtij virusi, por kjo për presidentin e Bayern nuk sjell probleme më të mëdha.

Hainer thotë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe jo futbolli, prandaj bën thirrje që të shtohet kujdesi.

“FC Bayern tashmë do të përfshihet në këto ditë të vështira për ne, aq sa ka mundësi, në interesin e shoqërisë dhe solidaritetit. Ka të bëjë rreth të pasurit vetëbesim, të qëndrojmë së bashku dhe të ngadalësojmë përhapjen e virusit në të gjitha rrethanat. Ne te Bayern duam të provojmë të jemi një rol-model në aktivitetet tona ditore” ka thënë Heiner.

“E njëjta aplikohet te lojtarët. Sigurisht se ne bëjmë gjithçka për të mbrojtur lojtarët dhe familjet e tyre. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Nuk mund ta injorojmë” ka shtuar presidenti i Bayern.

Bayern ka pezulluar edhe seancat stërvitore në mënyrë që lojtarët të jenë sa më të mbrojtur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.