Çeku takohet me Parsonsin, diskutohet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Paralimpike

Presidenti i Paralympic Games, Andrew Parsons dhe presidentja e Komitetit Paralimpik i Kosovës Njomza Emini, kanë takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Gjatë takimit ndërmjet Andrew Parsons, president i Paralympic Games dhe Njomza Emini, presidente e Komiteti Paralimpik i Kosovës dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u theksua që lëvizja paralimpike në vendin tonë ka shënuar hapa të jashtëzakonshëm drejt misionit të saj, masivizimit të para sportit”, thuhet në njoftimin e Komitetit Paralimik të Kosovës. /Kosova.info/

Sipas këtij njoftimi, lojërat “PARIS2024” ishin kryefjalë edhe e këtij diskutimi miqësor.

Go to TOP