Kombëtare

“Presheva, Bujanovca, Medve

Në zgjedhjet e fundit në Serbi, partia e drejtuar nga Ragmi Mustafa nuk mori pjesë. Ai thotë se nuk ka pasur votime por vetëm mbushje të kutive.

“Në gjithë këta muaj në këtë fushë Partia Demokratike Shqiptare nuk ka marrë pjesë në mbushjen e kutive të votimit sepse jo se ka pas ndonjë zgjedhje në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Këtu është mbushur në mënyrë industriale kutia e votimit si për shqiptarët, por edhe për serbët diku mbi 6 mijë vota janë dhënë për partinë e presidentit serb Millosheviç dhe tani kryeparlamentarit Daçiç. Po pra a nuk ka më shumë se një mijë serb që kanë të drejtë votë në Preshevë. Ku ka më shqiptarë që voton për Daçiç dhe Vuçiç?”,-rrëfen ai.

Ragmi Mustafa ka qenë dhe një nga mbështetësit e Thaçit për futjen Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kjo tezë ka rënë dhe ai tregon nëse i qëndron ende kësaj teze.

“Kjo ishte në një periudhë kohore në verën e vitit 2018, por nuk do të thotë se ka rënë. Mbase në politikëbërjen me presionin në Kosovë, në Serbi, në Bashkimin Evropian mund t’i shmangen kësaj teze, por jo shqiptarët në Luginë të Preshevës sepse kjo është e vetmja zgjidhje e shqiptarëve aty”,- thotë Mustafa për Balkan Talks.

Sipas tij edhe Kosova prit pak më shumë se 100 vite, por ju ribashku Republikë së Shqipërisë. “Kjo është vetëm një ndarje formale e kufirit me Shqipërisë dhe Kosovës sepse populli, ekonomia dhe gjithçka është e bashkuar. Prandaj ne kemi shpresën se nëse për momentin është ndalur ky proces dhe ky aktivitet është vetëm një stopim në kohë sepse Presheva, Bujanovca, Medvegja do vazhdojnë pjesën e tyre për ribashkim me Republikë e Kosovës”,- tregon Mustafa.