Hi Tech

Premtimi i Musk: Tesla e përballueshme në tre vjet

Themeluesi i Teslas, Elon Musk, ka prezantuar teknologjinë që ai thotë se do ti bëjë bateritë e Teslas më të lira dhe më të fuqishme.

Në një prezantim live, Musk po ashtu foli për mundësinë e një Tesle të re tërësisht autonome e që do të kushtojë vetëm 25 mijë dollarë, brenda tre vitesh. Ka qenë gjithnjë ëndrra jonë të bënim një makinë elektrike të përballueshme – tha ai. Por lajmi, duket se nuk i ka entuziazmuar shumë investitorët dhe 50 miliardë dollarë humbje u regjistruan në bursa.

Njoftimi kryesor qelizat e reja të mëdha cilindrike. Pretendohet se bateritë e reja do të ofrojnë pesë herë më shumë energji, gjashtë herë më shumë fuqi dhe 16 për qind rreze më të madhe ngjarjeje.

Por teknologjia e prezantuar sidoqoftë, do të dojë vite të implementohet. Përpjekja e Teslas përfshin integrimin e baterisë në mënyrë që ajo të jetë pjesë e strukturës së makinës, duke reduktuar efektivisht peshën e baterisë./T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.