Bota

Prekëse: Djaloshi pakistanez vrapon pas kufomës së babait të vrarë nga sulmet ajrore

Ka filluar varrosja e viktimave të sulmeve izraelite në Gaza. Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse e një fëmijë, i cili e përcjell drejt varrit babanë e vrarë.

Djaloshi që s’mund t’i ndalë lotët shihet duke vrapuar mes turmës së njerëzve derisa arrin te personat që po e bartnin trupin e babait të tij të pajetë.

Ndonëse disa persona mundohen që ta ndalin, ai vendoset në krye të turmës dhe ecën para dy personave që po e dërgonin kufomën në varreza.