SHËNDETËSIA

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për viktimën e 27 të koronavirusit në Shqipëri

Një 71 vjeçar nga Fieri i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke e çuar në 27 numrin e viktimave në vend.  

Ministria e Shendetesise raporton se i moshuari kishte dy javë që ishte shtuar në spital dhe ishte në intubim, ndersa thuhet se vuante nga hipertensioni.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27”, njofton Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.