Kosova

Prej cilave komuna janë viktimat më të reja të koronavirusit në Kosovë?

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi.

Sipas njoftimit zyrtar, S.N. mashkull i moshës 59 vjeçare është nga komuna e Prishtinës  ndërsa N.R., 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit.

Të dy viktimat kanë qenë të prekur edhe nga sëmundja e diabetit.

Z për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se dy persona me koronavirus, kanë vdekur nga koronavirus.

Sipas njoftimit, pacienti mashkull S.N., i moshës 59 vjeçare nga Prishtina, ka ndërruar jetë në orën 03:00. Ai ishte me sëmundjen e diabetit

Njoftimi i plotë:

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).