“Pranverë e përhershme, behar i vonuar”, nga Protocinema te Lumbardhi

Fondacioni Lumbardhi në bashkëpunim me Protocinema ka kënaqësinë ta shfaqë video programin “Pranverë e përhershme, behar i vonuar”, të kuruar nga Aslı Seven.

Ky është një program njëorësh i videove të zgjedhura, të cilat patën premierë në Stamboll në qershor dhe më pas udhëtuan në vende të tjera në mbarë botën.

Programi paraqet veprat e Sofia Gallisa Muriente, Ahmet Öğüt, Deniz Tortum & Kathryn Hamilton, Hera Büyüktaşçıyan, Emre Hüner dhe Minia Biabiany që reflektojnë mbi mjediset e ndërtuara si “skena” apo  peizazhe- peisazh kibernetik, peisazh mendor, duke mobilizuar gradacione të shumta hapësinore dhe kohore.

Çdo film në strukturën e tij unike të gjuhës, narracionit dhe teknikës, komenton marrëdhënien tonë të shkëputur me tokën, klimën dhe biosin e përshkuar nga teknologjitë narrative dhe të informacionit, dhe mbi ngatërrimin e punës dhe argëtimit në kontekstin tonë ekstraktivist global. Filmat në program theksojnë së bashku agjencinë semiotike të mjeteve si shtrirje shqisore, njohëse dhe fizike të njerëzve në fabrikimin e botës ku ne banojmë. Përtej sigurimit të një diagnoze për fundin e botës sonë aktuale, ata ngrisin pyetjen se çfarë do të vijë, dhe çfarë do të bëjmë ne me të gjitha botët e kaluara që kanë marrë fund?

Video-programi do të projektohet me 23, 24 dhe 26 tetor në dy orare; prej orës 12:00 dhe 18:00, te Kino Lumbardhi.

Protocinema është një organizatë ndër-kulturore e artit që komisionon dhe prezanton arte specifike për hapësirën në të gjithë botën. Me bazë në Stamboll dhe Nju Jork, Protocinema prodhon instalime kritike të cilësisë së lartë artistike dhe të qasshme për të gjithë.

Realizimi i këtij programi është përkrahur nga Banka Raiffeisen në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP