Kombëtare

Prangosen shpërndarësit nw Durrës, sekuestrohet heroinë dhe para

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit dhe akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar ‘Last Time’, ku janë sekuestruar qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konsiderueshme parash, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se janë  vënë në pranga shtetasi F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre, transmeton Euronews Albania.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjithsej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”, sqaron policia. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.