Kombëtare

Prangat për 17 zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor! Morën ryshfet nga 5 biznesmenë për ndërtime pa leje

Zbulohet një mekanizëm korruptiv për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, ku zyrtarët merrnin rryshfet duke shpërdoruar detyrën. 10 të arrestuar janë nga Policia e Shtetit, mes të cilëve Shefi i Rendit në komisariatin e Durrësit, shefi i stacionit policor në Manzë,inspektorë, OPGJ dhe SPZ, sekretari në njësinë administrative Sukth, kryeinspektori i IKMT në Shijak dhe një specialist në këtë institucion, dhe 5 ndërtues.

DURRËS – Shtatëmbëdhjetë zyrtarë të policisë dhe të pushtetit vendor u vunë në pranga me masë arresti me burg dhënë në mungesë nga gjykata, në një operacion blic të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një u shpall në kërkim dhe një tjetër u pezullua nga detyra, pasi dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019.  

Sipas policisë, të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Në një operacion të koduar “Abuzuesit” në saj të hetimit të nisur në vitin 2019 për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm në bashkëpunim, u vunë në pranga drejtues të Policisë, nëpunës të Njësive Administrative, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Sipas hetimeve, përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, dhe më tej akoma, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort