Show Biz

Postonte foto me Rolls-Royce e Bentley në Instagram, nigeriani përfundon në FBI për mashtrim

Ramon Abbas bënte jetë luksoze me aeroplanë privatë, rroba të shtrenjta dhe vetura super-luksoze…deri në momentin e arrestimin nga policia në Dubai dhe ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara për mashtrim kibernetik.

Në llogarinë e tij në Instagram me 2.5 milionë ndjekës, ai veten e identifikonte si Ray Hushpuppi, një burrë që udhëtonte me helikopterë në Dubai dhe endej me qese të firmave “Gucci”, “Versace” dhe “Fendi”, shkruan “CNN”, transmeton Kosova.info.

Postimet e tij me prona luksoze ndikuan që hetuesit të fillojnë të dyshojnë për krime. Muajin e kaluar, hetuesit e Emirateve e Bashkuara Arabe ia bastisën banesën në Dubai, e arrestuan dhe ia dorëzuan atë agjentëve të FBI-së, të cilët e dërguan në Chicago më 2 korrik.

Në javët e ardhshme, ai do të dërgohet në Los Angeles për t’u përballur me akuza për mashtrim dhe pastrim të miliona dollarëve përmes skemave të krimit kibernetik.

Prokurorët federalë kanë thënë se burri me shtetësi nigeriane jetonte në “Pallazo Versace” në Dubai dhe e ka udhëhequr një rrjet global që përdorte mashtrime kompjuterike për të vjedhur qindra miliona dollarë nga kompanitë e ndryshme.

Raportohet se Abbas punonte me bashkëpunëtorë dhe u arrestua me 11 të tjerë. Hetuesit i sekuestruan rreth 41 milionë dollarë, 13 vetura luksoze me vlerë prej 6.8 milionë dollarësh, një telefon dhe dëshmi kompjuterike, njoftoi policia e Dubait përmes një deklarate. Autoritetet i zbuluan adresat elektronike të rreth dy milionë viktimave të mundshme të këtij mashtrimi të madh.

Avokati i nigerianit, Gal Pissetzky, refuzoi të hynte në detaje për atë se si e ka fituar tërë këtë pasuri klienti i tij, por arrestimin e burrit të dyshimtë e cilësoi si kidnapim, duke thënë se autoritetet e Dubait e kanë ekstraduar Abbas-in në ShBA pa procedura ligjore. Ndaj tij ende nuk është ngritur akuzë zyrtarisht dhe organet e drejtësisë kanë 30 ditë afat për ta bërë një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483