
Ai po gjendet në Florida në pushime bashkë me gruan e tij.
Mirëpo mjaftoi një fotografi e postuar në Instagram nga Ermal Mamaqi për tu vënë në qendër të kritikave për seksizëm.
“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali në fotografi.
Kjo fotografi shkaktoi reagime të shumta tek ndjekësit dhe i thanë që nuk ka asnjë të drejtë që ai të postojë fotografi të tilla të ndonjë femre në profilin e tij.
“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.
Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:
“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shrkuan një tjetër.
“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”. /Kosova.info/