Bota

Postet evropiane “përplasin” Gjermaninë dhe Francën

Gjermania dhe Franca ende nuk kanë mundur të bien dakord në lidhje me liderët e rinj të institucioneve evropiane.

Lajmi është konfirmuar nga u udhëheqësja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Po ashtu, AKK-ja u shpreh gjatë një interviste në Parisë se është e vërtetë që Franca dhe Gjermania kanë qasje të kundërt për propozimet e tyre.

“Ne kemi qasje të kundërta në planit e sistemit, dhe shpresoj që ta zgjidhim sa më shpejt këtë situatë”

Në prag të samitit evropian, ku do të përcaktohen emërimet për postet kyçe të qeverisjes së BE-së, ku personi i cili ka qenë lideri i një force politike gjatë fushatës në zgjedhjet evropiane natyrisht është kandidati pretendent për postin e udhëheqësit evropian.