Postecoglou: Son po e aryeston shiritin e kapitenit

Son Hueng-Min e ka ushtruar në mënyrë perfekte rolin e kapitenit te Tottenham, ka thënë trajneri i skuadrës Ange Postecoglou. 

Kjo pas pas largimeve të profilit të lartë në klubin e Premier League, ku Harry Kane, u transferua te Bayern Munich e Hugo Lloris, i cili iu bashkua klubit të Major League Soccer Los Angeles FC. 

Son, golashënuesi më i mirë i “Spurs” në këtë sezon me pesëmbëdhjetë gola dhe tetë asistime, sipas trajnerit australian e ka arsyetuar shiritin. 

“Nuk kisha hezitim ta vendosja në atë pozicion. Ai ka qenë një lider brenda ekipit të tij kombëtar. Ndonjëherë kur merr titullin zyrtar mund të jetë një barrë, por paraqitjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka thënë Postecoglou. 

Në tabelën e Premier League të kryesuar nga Liverpool, Tottenham gjendet në vendin e pestë. 

Go to TOP