SHËNDETËSIA

Polonia e ndihmon Kosovën për luftimin e pandemisë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka pranuar sot (29 maj) një donacion nga Polonia, prej 100,000 maskave dhe 10,350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore.

Ky kontingjent i ndihmës, është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.052 të infektuar, prej të cilëve 820 janë shëruar ndërsa 30 kanë vdekur.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.