Bota

Poloni/ Shumë afër zbulimit të ilaçit kundër coronavirusit

Hulumtimi për ilaçin kundër COVID-19, që përmban imunoglobulinën IGG, do të realizohet në qytetin polak të Lublinit.

Ilaçi i prodhuar do të bazohet në plazmën e gjakut të personave që janë shëruar nga coronavirusi.

Për nevojat e këtij projekti, plazma e gjakut do të merret tek 230 persona, që do të jetë mjaftueshëm për rreth 3.000 doza.

Imungolobulina IGG, një antitrup që përdoret për trajtimin e pacientëve më coronavirus, do të prodhohet nga kompania polake Biomed Lublin Vitvornja Surovic dhe Scepionek, transmeton Telegrafi.

Biomed Lublin ka njoftuar se ilaçi do të jetë i gatshëm për testim, tre muaj pas marrjes së plazmës. E për shkak të rregulloreve ligjore, para se të miratohet, ilaçi duhet t’i nënshtrohet testit klinik me qëllim që të konfirmohet efikasiteti dhe siguria e tij.

Kompania njofton se ilaçi mund të ruhet në mënyrë të sigurtë për muaj të tërë dhe të përdoret kur të rritet përqindja e infeksioneve, gjë që siguron potencial për përgatitje të mjaftueshme të dozave në rast se për shembull vie deri te vala e dytë e epidemisë.

Projekti është financuar nga agjencia për hulumtime medicinale.