Gjeopolitikë

Politiko: Kthimi i Turqisë në Ballkan

“Derisa përpiqet të shtojë ndikimin në Ballkanin perëndimor, Bashkimi Evropian jo vetëm se duhet të ballafaqohet me Rusin çdo herë e më agresive, por edhe ambiciet e shtuara të Turqisë”, shkruan Politiko, raporton Kosova.info.

Siç thekson në analizën e gjerë, 100 vite pasi osmanët humbën Ballkanin, trashëgimtarët e perandorisë përsëri përpiqen të hyjnë në rajon.

Të enjten liderët e BE do të takohen në Sofje me kolegë nga Ballkani perëndimor-Shqipëria, BH, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Në takimin e parë të tillë që nga viti 2000, BE siç thekson do të përsërit që dyert e tyre mbesin të hapura për rajonin, derisa liderët nga Ballkani do të obligohen të ndërmarrin reformat e duhura të bëhen një ditë anëtare.

Plani i Erdoganit për të mbajtur takimin në Sarajevë më 20 maj në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në qershor, po ashtu dëshmon për zgjerimin e ndikimit, në rajon, thekson portal duke përkujtuar se vendet evro-perëndimore kanë ndaluar takime të njëjta gjatë fushatës së kaluar zgjedhore në Turqi.

Përsëri interesi i BE për oborrin e saj të fundit jugor është nxitur pjesërisht nga frika prej rolit të Moskës në rajon, nga dhënia e avionëve luftarak Serbisë deri te roli në përpjekje i puçit në Mali i Zi, thekson “Politiko” duke shtuar se Rusia nuk është e vetmja fuqi me histori të gjatë në rajon e cila përsëri zbaton aty ndikimin më të madh.

Liderët evropian, thuhet, janë të shqetësuar për shkak të rritjes së ndikimit të Turqisë në Ballkanin perëndimor, veçanërisht që kur ai vend nisi rrugën autoritare.

Në tekst përkujtohet se presidenti francez Emanuel Makron para parlamentit evropian e ka vendosur Ankaranë dhe Moskën në të njëjtin thes duke nënvizuar se nuk dëshiron që Ballkani të kthehet nga Turqia dhe Rusia.

Turqia konsideron Ballkanin si pjesë të sferës së saj të natyrshme të ndikimit si ish fuqi imperial me perandorin otomane që në kulmin e saj është shtrirë deri në Vjenë.

Gjatë 15 vite të sundimit të presidentit Rexhep Erdogan, Turqia ka investuar përpjekje të mëdha dhe para që të arrijë më tepër strehim politik, kulturor dhe ekonomik në Ballkanin perëndimor.

Ka ofruar ndihmë zhvillimore, ka udhëhequr projekte të mëdha infrastrukturore, ka hapur universitet dhe rindërtuar xhami, ka inkurajuar investitorët turq të investojnë në rajon dhe nxitur dialogun midis komuniteteve.

Por huqja e Ankarasë ka edhe anën e errët, thotë Politiko. Erdogan dhe ministrat turq po bëjnë presion ndaj vendeve në rajon që të ndërmarrin masa kundër ithtarëve të imamit Fetullah Gulen të cilën Ankaraja e konsideron përgjegjës për pucin në tentative më 2016.

Vizita e Vucic

Portal përkujton në vizitën e kohë më parë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vucic në Ankara ku ka biseduar me Erdoganin për projekte infrastrukturore dhe çështje tjera , dhe ka thënë se Turqia është lojtari më I madh , vendi më fortë në Ballkan”.

“Politiko” citon një zyrtar nën kushtet e rezervuara në ministrin e jashtme turke që thotë se BE nuk ka nevojë për shqetësim për shkak të rolit të Turqisë në rajon.

“Nuk e kuptoj pse janë të shqetësuar për shkak të ndikimit të Turqisë në Ballkan. Dëshirojmë të vendosim marrëdhënie të mira ,të tregtojmë me ta, mbështesim integrimin euroatlantik. Kjo është situate në të cilin të gjithë do të ishin të kënaqur”, tha ai.

“Vozita autostradës përmes Serbisë, pjesë e arteries që lidh Turqinë dhe Evropën perëndimore, ilustron ndryshimin: vitet e fundit, bilbordet në gjuhën turke reklamojnë hotele dhe restorante për vozitësit e kamionëve”, ndërsa këtu janë edhe shenjat që tregojnë xhamin më të afërt.

Intereset ekonomike kanë bindur të dy vendet të lënë anash armiqësitë e vjetra, vlerëson portal dhe thekson të dhënat e Odës Ekonomike të Serbisë që qarkullimi i tregtisë së Serbisë me Turqin vitin e kaluar ka arritur gati një miliardë, ndërsa dy vite më parë ka qenë 745 milion euro.

Por , prezenca ekonomike e Turqisë nuk është ajo që brengos aleat perëndimor të Ankarasë, por ata frikësohen që Turqia mund të ketë ndikim politik në dëm të Brukselit.

Duke qenë që Turqia, Rusia, Kina dhe vendet e gjirit të gjitha po tregojnë interes politik dhe ekonomik për Ballkanin perëndimor, qeveritë e rajonit mund të ndërtojnë raporte të afërta me partner që janë pak të interesuar për standard demokratike se BE, thekson “Politiko”.

Tregtia

Tregtia e përgjithshme e Turqisë me BE është rreth 145 miliardë euro, por Ankaraja shpreson në forcimin e raporteve ekonomike në rajon. Portali thekson edhe shtimin e madhe të këmbimit tregtare të Turqisë me Ballkanin perëndimor nga 364 milionë euro më 2002 në 2.5 miliardë euro më 2016.

Siç theksohet lidhjet kulturore, historike dhe fetare e bëjnë Turqinë partner natyror për BH, Shqipërinë dhe Kosovën që kanë popullatë kryesisht myslimane.

“Ajo që befason është rritja e raporteve tregtare dhe politike me Serbinë ku dikur ishte i theksuar disponimi antiturk”.

Ish diplomati turk Sinan Ulgen thotë se Ankara disa herë ka shprehur mbështetjen për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se Turqia për dallim nga Moska nuk ofron “modelin konkurrues politik”.

Shumica e analistëve thotë se do të ishte e kot që BE të përpiqet të zvogëlojë prezencën e Turqisë në rajon duke qenë në lidhje historike shumë të gjatë. Ulgen konsideron se nuk ka dallime të mëdha midis raporteve të Turqisë ndaj Ballkanit perëndimor dhe Mbretërisë së bashkuar ndaj vendeve të Komonveltit. Thotë se edhe BE duhet të pranojë se nuk mund të ndalë ndikimin e Turqisë dhe se mendon për bashkëpunim të përbashkët me Ankaranë në drejtim të qëllimeve të përbashkëta.

Disa analistë frikësohen në qasjen agresive e Erdoganit të shtojë tensionet midis komuniteteve etnike në rajon.

Vesela Crneva nga zyra e këshillit Evropian për punë të jashtme në Sofje konsideron se taktikat e Erdoganit janë të destinuara për opinionin vendor, por mënyra e tillë e fjalimit ka pasoja.

“Shtypja e tastierave nacional dhe fetar ka më shumë pasoja serioze në Ballkan se në vendet tjera”, thotë ajo.

Po ashtu vlerësohet se plani iErdogan për takimin e fushatës parazgjedhore në Ballkan është shumë shqetësues.

Këtë shqetësim e ndan edhe ish ambasadori turk në Beograd, Suha Umar, i cili për portalin “Al-Monitor” kohë më parë tha se një takim i tillë mund të jetë i rrezikshëm.

Port ë tjerët thonë se shkaktimi i problemeve nuk është në interesin e Turqisë.

“Çdo konflikt apo tension në rajon, do të zvogëlonin mundësinë e Turqisë të zhvillojë lidhje më të mira edhe ekonomike në rajon që përndryshe është prioritet i Ankarasë”, nënvizon analisti Murat Ugur Ekinci, analist nga Ballkani pranë institutit Seta e afërt me qeverinë turke. /Kosova.info/