Bota

Politikani gjerman detyrohet të kthehet në shtëpi gjysmë i zhveshur – shkaku i deklaratave të tij për nazistët

Policia janë ende në kërkim të njeriut i cili i vodhi rrobat e Aleksandar Gauland, ndërsa ai ishte duke notuar në një liqen javën e shkuar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bashkëdrejtuesi i partisë më të djathtë të Parlamentit gjerman është detyruar të ecë gjysmë i zhveshur nëpër rrugë – një imazh që po shkon viral në mediat sociale.

Të paktën motivi për krimin duket i qartë.

“Nazistët nuk kanë nevojë për zbavitje të larjes!” Gauland tha se hajduti bërtiti derisa i vodhi këmishën dhe pantallonat e ligjvënësit 77-vjeçar.

Gauland kurrë nuk i ka mbrojtur publikisht nazistët gjermanë, të cilët gjatë sundimit të tyre 12 vjeçar filluan Luftën e Dytë Botërore, vranë miliona njerëz dhe u përpoqën t’i shfarosnin të gjithë hebrenjtë.

Por ai ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur se është koha për të ndaluar kërkimfaljen për të kaluarën.