Kosova

Politikani dhe biznesmeni i njohur shqiptar, dhuron respiratorë për spitalin e…

Politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi—spitali COVID 2 në Shqipëri – ku po trajtohen mbi 200 pacientë, disa në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit, Alma Cani, e cila ka falënderuar publikisht Shehajn në një status në Facebook, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë.

“Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve ”, shkruan shefja e Reanimacionit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Dhurimi i Shehajt jo vetëm që do të shpëtojë jetë, por është i vetmi rast ku sipërmarrës apo individë kanë dhënë ndihma për sistemin shëndetësor në këto kohë të vështira, shkruan BW.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483