Kosova

Politikanët shpenzojnë edhe për Facebook: Kaq persona kanë të angazhuar në faqet e tyre dhe kaq është paga e tyre

Politikanët kosovarë duket se i jepni rëndësi të madhe rrjeteve sociale, duke angazhuar edhe njerëz për t’i mbajtur faqet e tyre.

Asnjëri nga liderët kosovarë nuk e menaxhon i vetëm faqen e tij zyrtare, e ka prej tyre që kanë angazhuar deri në 15 persona për t’ia menaxhuar faqen në Facebook.

Në një shikim që ka bërë “Zëri.info” në faqet e politikanëve në Facebook, shihet se lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka më së shumti njerëz të angazhuar në faqen e tij, me gjithsej 15 persona.

Pas Veselit, radhitet kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka të angazhuar 10 persona, ndërsa fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti me 9.

Faqen e presidentit Hashim Thaçi e menaxhojnë 6 persona, po aq sa ka edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj.

“Investime” më të vogla në këtë fushë kanë Vjosa Osmani e LDK-së dhe Behgjet Pacolli i AKR-së, të cilët nuk kanë angazhuar më shumë se 5 persona në faqet e tyre në Facebook.

Sipas informacioneve që ka siguruar “Zëri.info”, personat që menaxhojnë faqet e këtyre liderëve paguhen me 250 euro paga më e ultë, ndërsa ka prej tyre që paguhen edhe më shumë.