OPINION

Politikanët nuk mund të bëhen asnjëherë prind të mëdhenj te popullit

Shkruan: Ejup BERIShA
A e keni dëgjuar fjalën birë ose bijë u bëfshi të mëdhenj kjo nuk nënkupton vetëm se rritjen me gjatësi por edhe me poste, Këto pra janë dëshira që nuk ndalen kurrë së shprehuri nga ana e prindërve të fëmijëve. Përveç fëmijëve në raste shumë të rralla dhe të veçanta edhe disa prind mund të bëhen njerëz të madhej prandaj i quajnë nënë apo dhe baba i madh.

Gjithashtu në realitet disa njerëz vërtetë jo vetëm se mund të quhen por të njëjtët edhe mund të bëhen njerëz të mëdhenj në jetë e disa të tjerë mund të ngelin përherë njerëz të vegjël dhe atë gjatë tërë jetës. Ka Baba të madh dhe nënë të madhe por të tillë nuk mund të bëhen gjithkush në këtë botë e aq më pak ata që këto tituj ia përshkruajnë vetë vetvetes. Për tu bërë Nënë dhe Baba i madh njerëzit duhet të dëshmohen shumë ndërsa dëshmitë nuk mund ti vërtetosh vetëm se nga ana fjalëve por edhe me plot veprime dhe me vepra të qëlluara dhe pozitive. Pra Baba dhe nënë e madhe nuk mund të bëhesh vetëm pse ke shprehur dëshirë të kotë si individ por për këtë gjë duhet krijuar rrethanat objektive dhe reale.

Për të qenë Nënë e madhe apo dhe Baba i madh duhet plotësuar disa kushte kryesore dhe të veçanta kështu nën

1.Duhesh të jesh i sinqertë;

2. duhet të jesh i moralshëm;

3. i drejtë,

4. duhet të mos gënjesh;

5.të mos mashtrosh;

6.të mos shantazhosh;

7. të mos jesh përjashtues apo dhe

8. Respektin dhe dashurinë duhet falur apo shtrirë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë personave anëtar të familjes.

Dhe nëse kihen parasysh kushtet e lartpërmendura këto karakteristika apo dhe virtyte nuk i ka asnjë politikan shqiptar në RMV prandaj asnjëri prej këtyre nuk mund të quhet as nënë e as baba i madh.

Prandaj A.A., M.Th,. V.M kot shpresoni ta merrni këtë titull. Nga ana tjetër Z.S, A.G apo dhe B.K ndoshta po por këta i pret shumë angazhim shumë i gjatë dhe punë tepër e madhe në politikë.

P.sh. A.A-në mund ta llogarisin si prind shumë të madh dhe tepër të dashur vetëm se Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Bujar Osmani, Nevzat Bejta, Teuta Arifi, Artan Grubi,Ejup Halimi apo dhe disa qindra funksionar të tjerë të BDi-së të cilët nga askush ky A.A i bëri për disa vite me radhë me poste dhe me përfitime shumë të larta dhe të majme të cilët po të mos ishte po i njëjti kryetar i subjektit politik BDI këta as bujq e as blegtor nuk do të mund të bëheshin në këtë shtetin tonë të quajtur herë R.M e herë RMV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.