OPINION

Politika në Kosovë i ka bërë të palumtur më mijëra njerëz

Shkruan: Skënder MULLIQI
Politika në Kosovë i ka bërë të pa lumtur më mijëra njerëz, duke i varfëruar, duke i bërë ata shumë të pa lumtur. Këtë mund ta hasim në çdo hap. Nuk na nevojitet asnjë hulumtim për të konkluduar së njerëzit e politikës janë të parët në listën e njerëzve të cilëve qytetarët më së paku iu besojnë. Si në rrugë, në lokale e gjetiu flitet për këta njerëz të cilët janë bërë e keqja më e madhe e vendit. E kanë kuptuar tashmë mirë së qytetarët janë ‘dorëzuar” para tyre, dhe as që po mendojnë të largohen nga skena politike. Kosovës i nevojiten njerëz të ri në politikë, për ndryshe më ata që e kanë filluar keq, me ata të cilët e kanë keqpërdorë më të madhe votën e sovranit, me ata të cilët e kanë plaçkitë popullin deri në asht, nuk do të këtë ndryshime pozitive. Na është krijuar situatë paradoksale e cila ka krijuar atmosferë të një politike skizofrenike, gjendje jo normale e cila është kthyer në normalitet, të cilën gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia.

 Kjo elitë për 20 vite të tranzicionit, kanë krijuar një paqe të rreme, na kanë pru në një situatë të një shoqërie pa shtet, dhe të një shteti pa shoqëri. Organizimi i shtetit dhe mbarë aparatit të tij, nuk kërkon mençuri të posaçme. Dhe, është e pa shpjegueshme së edhe pas 20 vitesh nuk kemi shtet të barabartë për të gjithë. Shteti i ri i Kosovës, është bërë parajsë për njerëzit e korruptuar, nepotizmit…Na është mbushur Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet lokale më gjithfarë bulmeti sikur shteti të ishte “ strajcë e lypsarit”. Kanë depërtuar  edhe njerëz të ish sistemit më biografi edhe antikombëtare. Ku të presësh pastaj që të kemi gjendje stabile politike dhe të ecurive ekonomike –sociale. Na është krijuar fotografi e mjerë para botës demokratike. Po largohet ajka e kombit. Po largohen së janë duke përjetuar gjendje deprimuese. Kjo elitë politike më përjashtime pak gjë ka ditur dhe shumë pak ka mësuar nga leksioni i demokracisë. Kjo shoqëri gjithnjë e më shumë po rrënohet. Nuk kemi reforma aq shumë të duhura. Kemi sabotime të çdo ditshme të cilat e kanë pru në pikëpyetje edhe shtetin e Kosovës. Si shoqëri e sëmur që jemi bërë, inkuadrimi në Evropën e Bashkuar do të jetë ditë shumë e largët…