EKONOMI

Politika frenon përfshirjen e grave në zhvillimin ekonomik

Femrat mund të kthehen në burimin më të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të vendit. Shumica dërrmuese prej tyre kalojnë ditët brenda mureve. Shoqëria e institucionet nuk po i mbështesin për zhvillimin e tyre, duke i kontribuuar kështu edhe përmirësimit të mirëqenies familjare e shoqërore.

Ato në fakt diskriminohen ende pa lindur. Tradita e Kanuni vazhdojnë të jenë superiore ndaj të drejtave e ligjeve demokratike që ofrojnë barazi për të gjithë qytetarët. Lindja e djalit është gëzimi më i madh. Atëherë llogaritet se shtëpia do të bëhet me kryezot. E ai me automatizëm bëhet trashëgimtari i pasurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm rreth 19 për qind të grave u është njohur e drejta e trashëgimisë, tregojnë të dhënat zyrtare të vitit 2019. Dhe e ardhmja e vajzave lidhet me vendimin që merr kryefamiljari.

Fati i grave, i lidhur me vendimet e meshkujve

“Një grua me u shkollu e me u avancu duhet me iu nënshtru një burri, do të thotë një mashkulli të familjes”, thekson sociologia Antigona Kolgeci-Ukëimeri.

Para vitit 1999, mungesa e kushteve ekonomike shtrëngonte shumë vajza të hiqnin dorë prej ëndrrës për të studiuar e për të bërë karrierë. Ndienin se shkollimi i tyre universitar në kryeqytet do të ishte barrë e madhe për baballarët e larguar nga vendet e punës nga regjimi serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.