OPINION

Politika destruktive në kohë pandemie!

Nga: Kosova.info

“Bota po kalon një moment të vështirë që kërkon kujdesin dhe vëmendjen tonë, koronavirusi po merr shumë jetë dhe shumë tjerë po përjetojnë një ankth të paparë. Një situatë të tillë po e përjetojmë edhe ne, por kjo sikur nuk ju bëri përshtypje të madhe grupeve mafioze e klaneve politike në Kosovë, të cilët e plasuan interesin e tyre dhe të grupeve të tyre, para shëndetit të qytetarëve. U demonstrua forcë politike duke zhgënjyer të gjithë me sjelljet e tyre në një kohë të pa kohë, jo për luftën kundër një armiku global të quajtur COVID-19, por kundër njëri tjetrit, për të ruajtur interesat e tyre dhe luftë e dinakësh për pushtet.”

Ekzistoi një afërsi para dhe pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit të vitit 2019, midis LDK-së dhe Vetëvendosjes, kur është fjala për statusin dhe pozitën e qytetarëve përballë luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit dhe dialogu me Serbinë. Kjo afërsi nuk i zhduk dallimet e tyre thelbësore. E vjetra dhe e reja kanë specifikën e tyre në formë dhe përmbajtje, kanë gjuhën dhe logjikën e tyre të veçantë si LDK si VV, ajo edhe u dëshmua shumë shpejtë, se këto dy subjekte politike nuk dallojnë nga ato që ishin më herët.

Politika aktuale ajo që e ka formuar Vetëvendosje dhe LDK dhe minoritetet e shikuan të vjetrën (ajo qe e ka humb pushtetin – PDK,AAK,NISMA dhe tjerët) si politikë të ushqyer me korrupsion, nepotizëm dhe kapje të shtetit, dhe pas zgjedhjeve, sjellja e VV-së dhe LDK-së ishte aq e ashpër kundër partive tjera, sikur i futën buzë varrit.

Konstruktiviteti dhe destruktiviteti i politikës ka arritur pikën e vlimit. Platforma politike është shkaku kryesor. Dallimet thelbësore që ekzistojnë midis Vetëvendosjes dhe LDK-së po del te jetë amerikanizmi dhe kundër-amerikanizmi, apo është dallimi mes të resë e të vjetrës. Kjo mbase konceptualisht me këto dallime e përcaktojnë edhe programin edhe platformën mbi të cilën do të veproj Qeveria e ardhshme siç e quajnë Qeveri reformatore, apo zgjedhjet e reja, te cilat nuk po i pëlqejnë ish partnerit të koalicionit LDK-së e besa as partive tjera si PDK, AAK, NISMA dhe pakicat.

Forcat e vjetra politike dhe mendimet retrograde nuk largohen vullnetarisht nga arena historike. Këto forca nuk e kanë të qartë se shteti nuk mbahet me debate sterile, retorikë boshe, replika dhe kundër replika. Halli i partive politike nuk është rendi as shteti, por pushteti i lidhur me krimin.

Ajo nuk do mund ta amnistojë veten për krizën e rëndë ekonomike, politike, sociale, krimin dhe korrupsionin. Shteti do mendje, dije dhe investim për  ardhmërinë e tij. Fatkeqësisht, kjo që ndodh me muaj me konstituivin e institucioneve shtetërore për formimin e Qeverise ka pas një skenar që nga fillimi, i përgatitur nga njerëz te cilët paralajmëruan krasitjen e pipave, dhe pas pak ditësh edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë me jetëshkurtër deri me tani. Dhe kjo mund ta çoj shtetin në dështim dhe jo në përparim e stabilizim. Kontradikta midis cilët po e përdorin mashën që mos t’i djegin duart, gjendjes reale dhe përpjekjeve të së vjetrës për të fshehur e për të kamufluar krimet, hajdutëritë e të ngjashme është arsyeja kryesore e konflikteve edhe tani mes subjekteve politike.

Disave në politikën kosovare, sikur ju kanë shterur mundësitë e zhvillimit të mëtejmë, sikur ju ka kaluar koha, sikur e kanë humbur të drejtën për ekzistencë në politikë, dhe mos reformimi i këtyre politikave apo subjekteve pulitke në një të ardhme të afërt atyre u sjellë vdekjen në politikë. Kështu që mos reformimi politikave dhe politikanëve të vjetër me figura të reja reformiste, bëhet komike. VV, LDK, PDK, AAK, NISMA, dhe çdo parti tjetër duhet ta kuptoj faktin se faza e afrimit mes tyre, është më se e nevojshme, për periudhën në të cilën po kalon shtetit i Kosovës, është e domosdoshme për dialogun dhe për të ardhmen e këtij vendi. Ato duhet të ndërtojnë marrëveshje për zhvillim dhe udhëtimi përpara, me karakter evropian, jo të pengohen në platformën e askujt.

Platforma për ta zhvilluar shtetin dhe për ta udhëhequr dialogun, po bëhet e pa dobishme për qytetarët, të cilët po mbesin e vetmi vend në Ballkan i izoluar, jo nga faji i BE-së, por nga politikat destruktive dhe kriminale të mbështjella nën petkun e partive politike, dhe këtu nuk ka asnjë pikë dyshimi se politika është destruktive. Partitë politike duhet të pajtohen me realitetin e ri politik në vend, qytetarët kanë vendosur për ndryshimin, por ndryshimi sikur po dëshmohet se nuk po ndodh, sikur u premtua shumë nga partia fituese, se do të ndryshojë nga politikat e deri tanishme, por nuk doli dot nga gëzhoja e nepotizmit duke vendosur militant partiak nëpër borde dhe duke i zhgënjyer ata të cilët besonin se do të ndodh ndryshimi, duhet të merren vendime në interes të vendit, duhet të largohemi nga inatet politike, përndryshe do të mbetet shumë mbrapa dëshirave objektive dhe reale të qytetarëve për të bërë një shtet funksional dhe për qytetarin, nëse nuk krijohet një unitet dhe një pajtim politik, rreziku është se kjo gjithnjë do të krijoj tensione e tendosje, frikë dhe pasiguri tek qytetari i cili është viktimë e politikave destruktive që 20 vite.

Kosova ka nevojë t’u thotë stop lojërave të ndyta politike dhe dyfytyrësisë së partive politike, ajo duhet ta forcoj e të ndërtojë pushtetin ashtu siç meritojnë qytetarët e saj. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për liri të lëvizjes për hapje të reja te vendeve të punës, ky shtet nuk duhet të bëhet ferr për qytetarët, por parajsë e tyre. Ejani në vete ju që e trazoni politikën! Bëjeni dallimin mes politikës si qëllim dhe politikës si mjet.

Të shpresojmë se në këtë kohë pandemie, ku e gjithë bota është e izoluar, të analizojmë se ne dështuam si shtet me politikbërje, interesi politik e partiak i egove të sëmura për pushtet, doli para shëndetit të qytetarëve. Ta shpëtojmë popullin dhe të rehatohet ai, nën diell ka vend për gjithë. Për fund: “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhtarë, nuk është viktimë! Por është bashkëpunëtor i tyre” – G. Orwel.