Kombëtare

Policia vazhdon kontrollin e rrugëve me dron

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, kanë njoftuar se edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të preventimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojnë vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, përfundon njoftimi i tyre.

Ndërkaq, policia ka nisur fushatën sensibilizuese për kujdes në trafik edhe përmes mesazheve telefonike.

“Apel nga Policia: Kujdes! Respekto rregullat në trafik! Shpëto jetë! Shpejtësia vret!” thuhet në apelin që Policia ka nisur t’ua dërgojë qytetarëve të enjten pasdite nëpërmjet SMS-ve.

Kjo fushatë erdhi pas disa rasteve të aksidenteve fatale javëve të fundit.