Kombëtare

Policia shqiptare kërkon ndihmë: 8 mijë euro kush jep informacion për Gëzim Saraçi

Mëngjesi i sotëm nisi me një lajm të rëndë ku Gëzim Saraçi hodhi në zyrën e Fatos Tushes, kryebashkiakut të Lushnjës.

Si pasojë kryebashkiaku dhe sekretarja mbetën të plagosur.

Policia ka ofruar 10 milion lek për çdo informacion.

Policia e Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milion lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Digjital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.