Kombëtare

Policia shqiptare kap kanabis në vlerë prej katër milionë eurosh

Policia e Shqipërisë ka arritur të kap 400 kilogramë të llojit “kanabis”, e cila e ka vlerën e katër milionë eurove.

Droga kishte destinacion Italinë.

Me këtë rast është arrestuar një 30 vjeçar nga Vlora me inicialet E.I, i cili e drejtonte varkën.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë Italiane dhe Agjencinë Evropiane Bregdetare.

Varka u ndoq me helikopter nga Guardia di Finanzia.

Ajo ishte e gjatë gjashtë metra dhe drejt bregdetit italian në jug të Brindisit, njofton Policia e Shtetit Shqiptar përcjell Klan Kosova.

“Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

“Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr. hashash”.

“Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”.