Bota

Policia shpëton 11 fëmijë të izoluar në New Mexico, arrestohen dy, një prej të cilëve babai i njërit nga të vegjlit

11 fëmijë u shpëtuan nga policia e New Mexico gjatë një operacioni blic në një kompleks të braktisur, ku ndodhej një grup burrash të armatosur që ishin pjesë e grupeve ekstremiste islamike.

Dy burra u kapën dhe u arrestuan gjatë operacionit.

‘Të vegjlit jetonin në kushte të mjerueshme mbijetese dhe varfërie’, tregojnë agjentët.

Blici  nisi në kuadër të një operacioni lidhur me rrëmbimin e një fëmije tre vjeçar, i zhdukur që nga dhjetori, pasi kishte dalë në park me babain Siraj Wahhaj, i cili akuzohej nga e ëma se ishte ai që fshihej pas rrëmbimit.

Rrëmbimi ndodhi në Georgia. Fëmija nuk ishte ndër 11 të burgosurit e ndërtesës.

Më 2 gusht sherifi i Taos,  Jerry Hogrefe kishte nxjerrë një urdhër arresti në të cilin përshkruhej struktura mbuluar nga kartonë dhe dërrasa në Amalia, duke shtuar se aty dyshohej se fshihej Wahhaj dhe Lucas Morten, dy burrat e arrestuar.

FBI ka vëzhguar zonën, derisa erdhi një mesazh nga një detektiv i Georgia që përmbante një të dhënë, e cila mesa duket ishte shkruar nga një prej fëmijëve: “Po vdesim urie, kemi nevojë për ushqim dhe ujë”, citon komunikata e sherifit.

Sherifi organizoi një afrim të ngadaltë sigurie sepse, siç thotë ai: “kishim marrë vesh që përgjegjësit e këtij ‘kampi të izoluar’ ishin me siguri të armatosur rëndë”.