Kosova

Policia po e bastisë Telekomin e Kosovës?!

Bastisja është duke u kryer nga ana e hetuesve të task forcës kundër korrupsionit.

 Ndërkaq Menduh Abazi, zëdhënës në Telekomin e Kosovës ka thënë se në momentin që Telekomi ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin.

“Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë  organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, tha Abazi.

Ndryshe edhe Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se policia bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor.

“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatë kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.