Kosova

Policia për nëntë muaj ua ndaloi ngasjen më shumë se 5500 shoferëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar – shtator të vitit 2019 ua ka ndaluar më shumë se 5500 shoferëve të drejtën e ngasjes.

Në të njëjtën periudhë, sipas policisë, më shumë se 12 mijë shoferëve u janë vendosur pikë negative.

Sipas një njoftimi, kjo është në kuadër të vazhdimit të aktiviteteve me qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë periudhës kohore janar – shtator 2019:

·5573 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

· 12285 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Në fund, Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, “në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi”.