Bota

Policia në shok, brenda kamionit gjen një kavanoz me tru njeriu

Autoritetet kufitare në ShBA zbuluan diçka të çuditshme dhe tronditëse gjatë një kontrolli në një kamion postar.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare me Kanadanë në Michigan, në 14 shkurt, policia gjeti në kamion një kavanoz brenda së cilës ishte një tru njeriu.

Kamioni vinte nga territori kanadez, Toronto dhe destinacioni i saj ishte Kenosha, Wisconsin.

Autoritetet deklarojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte asnjë dokumentacion për transportimin e organeve njerëzore.

Pasi u sekuestrua nga autoritetet, kavanozi u dogj pasi ajo mund të mbartte viruse që mund të shkaktonin sëmundje të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që policia kufitare zbulon gjëra të tilla.

Në vitin 2014 në aeroportin e Los Angeles u kapën 67 kërmij gjigantë me origjinë nga Afrika.