Kombëtare

Policia në Prizren mbyll 12 lokale dhe dënon pesë biznese me nga 500 euro

Policia e Kosovës mbrëmë në të gjithë territorin e Kosovës ka zhvilluar një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga qeveria e Kosovës.

Një aksion i tillë është mbajtur edhe në Prizren, ku zyrtarët policorë të shoqëruar edhe nga Njësiti Special Operativ, Njësiti për Reagim të Shpejtë, inspektorët komunal si dhe inspektorët sanitar të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë inspektuar zbatimin e masave në dy qendrat e mëdha tregtare të këtij qyteti “Abi Qarshia” dhe “Galeria”.

Sipas njoftimit nga policia janë shqiptuar edhe gjoba dhe masa të tjera për moszbatimin e masave të pacaktuara nga ekzekutivi i vendit:

1. Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”.
2. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro.
3. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro.
4. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe
5. 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Organet e rendit në këtë komunë bëjnë të ditur se aksioni ka shkuar mirë.

Ata theksojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “COVID-19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483