Kosova

Policia në Malishevë po heton shkaqet e ngordhjes së peshqve në lumin Mirusha

Shoqata e peshkatarëve “Sykuqi” në Malishevë, ka njoftuar Komunën se në lumin Mirusha ka ngordhur një pjesë e madhe e peshqve.

Shkaqet e kësaj dukurie ende nuk dihen, ndërsa inspektorët komunal janë në terren duke u marrë me rastin. Në hetimin e këtij rasti po merr pjesë edhe policia.

“Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.