Kombëtare

Policia në Lipjan arreston dhe e dëbon lypsarin nga Shqipëria

Në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, dje rreth orës 12:30, policia ka arrestuar një të dyshuar shtetas të Shqipërisë.

Kjo pasi që i njëjti është takuar duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët.

“I dyshuari në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatë dhe me vendim të gjyqtarit i njëjti është dëbuar jashtë vendi”, ka njoftuar Policia.