Kronika e zezë

Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Policia e Kosovës sot,  më 22.04.2021, rreth orës 13:45, ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e  Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.  Veturën  e drejtonte  A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.

Pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte  futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.