Kosova

Policia kthen në Shqipëri 26 lëmoshkërkues, e gjen në mesin e tyre një të kërkuar për vjedhje

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, njofton se “pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve kundër lypsarëve të bezdisshëm që frekuentonin rrugët dhe sheshet e qytetit të Prizrenit, sot ka marrë një plan veprimi”.

Policia njofton se ky plan është shtrirë në rrugën “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu.

“Në këtë plan kanë qenë të përfshirë: Sektori i hetimeve; zyrtarë patrullues, Zyra për Migrim dhe Gjykata themelore. Janë shoqëruar për në stacion policor tridhjetedy persona. Njëzetegjashtë prej tyre janë kthyer në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit për qëndrim legal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Koha.net. “Në mesin e tyre është identifikuar edhe një i dyshuar i cili po kërkohej nga policia për një rast të vjedhjes”.