Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy personave

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen dhe identifikimin e dy personave që dyshohet për vjedhje në janar të këtij viti.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi”.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Go to TOP