Kosova

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Haki Gjocaj nga Deçani

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar Haki Gjocaj, i cili kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Policia ka njoftuar se personi i kërkuar është fshati Bablloq-Deçan.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i kërkuar është:

• HAKI ( Fetah) GJOCAJ i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com