Kosova

Policia: Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Agran Murat Krasniqi

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Agran Murat Krasniqi, i akuzuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe [email protected].