Kosova

Policia: Katër të lënduar rëndë në aksidentin në autostradën Prishtinë – Fushë-Kosovë

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Koha.net rastin, ndërsa ka thënë se të përfshira në aksident janë 3 vetura.

Ai ka thënë se katër persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Me datë 16.02.2020, rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë, kilometri i fundit, para daljes së autostradës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë të përfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare, lëndime të rënda kanë marrë katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirrur njësitet policore dhe ato të emergjencës”, ka thënë Daut Hoxha.

Aksident i rëndë në autostradë, përfshihen rreth 10 vetura

Një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë rreth 10 vetura, ka ndodhur para pak çastesh në dalje të Prishtinës kah Veterniku, në kyçjen për në autostradën për Pejë.

Sipas informatave të siguruara nga Koha.net, në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe autoambulancat, sikurse edhe numër i madh i forcave policore.

Koha.net do ju mbajë të informuar.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.