Kronika e zezë

Policia jep detajet e tentimit për zjarrvënie të një lokali në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se në rrugën “Xhelal Mitrovica” në Prishtinë ka ndodhur një zjarr, ku një person i dyshuar (ende) i pa njohur ka hedhur një shishe me benzine në një lokal dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KED-sit si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.