Kombëtare

Policia jep detaje se si ndodhi aksidenti ku mbeti e vdekur 12 vjeçarja në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan, shkruan Kosova.info.

Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nga pakujdesia me traktorin e tij në lëvizje ka goditur viktimën femër derisa ishte duke drejtuar biçikletën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.