Kosova

Policia jep detaje pse u therën me thikë të rinjtë mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Bëhet e ditur se janë arrestuar pesë perona të dyshuar meshkuj pasi që të njëjti së bashku edhe me dy persona tjerë të dyshuari të cilët gjenden në arrati, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy viktimat meshkuj me mjet të mprehtë-thikë duke u shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka marrë lëndime të rënda trupore

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.