Kombëtare

Policia jep detaje për vrasjen në Gjakovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, shkruan Kosova.info.

Një mashkull ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj shqiptar.

Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.