Kosova

Policia jep detaje për vrasjen e 34 vjeçit në Prishtinë

Personi i cili u qëllua për vdekje ditën e djeshme, është vrarë nga miku i tij, konfirmon Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Kjo e fundit, ka njoftuar se viktima kishte njoftuar policinë për shqetësimet rreth një mosmarrëveshjeje me mikun e tij.

Sipas PK-së, ditë më parë A.J e kishte sulmuar djalin e mikut të tij (B.Sh, 26-vjeçar) për një fyerje, i cili në deklarimet e tij ka thënë se ka qenë vetëm një mosmarrëveshje e vogël dhe se nuk dëshiron të vijë në stacion për të denoncuar rastin ndaj personit A.J. (dhëndrit të tij). Viktima kishte paraqitur në polici edhe mesazhet kërcënuese që miku i tij që i kishte dërguar nga Austria.

“Meqë këto mesazhe kërcënuese kanë qenë indirekte, pasi të njëjtat ishin dërguar në telefonin e bashkëshortes se tij, nga i njëjti është kërkuar që të ftohet bashkëshortja për t’i sjellë mesazhet kërcënuese dhe për të deklaruar lidhur me rastin. Sipas udhëzimeve të dhëna. personi A.J. pasi gjatë kësaj kohe sipas tij ka qenë në orarin e punës, ka kërkuar nga policia për ta lënë një takim te radhës në po të njëjtin stacion, në po të njëjtën ditë rreth orës 07:00, ku do të sillte mesazhet dhe personin tjetër (bashkëshorten) për të dhënë deklaratë dhe për të hapur rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit Policia posedon audio-incizimet, e po ashtu edhe të gjitha raportet zyrtare rreth këtij rasti.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.