Kombëtare

Policia jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit në Malishevë

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në Dragobil të Malishevës. Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se janë arrestuar personat e përfshirë në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura. Rasti është iniciuar si “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Hoxha. 

Ndryshe, rastin për Express e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

“Janë dy grupe dhe janë të involuar 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kry vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala për Express.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.