Kronika e zezë

Policia jep detaje për rrahjen në Prishtinë

Rreth orës 14:40, ka ndodhur një rrahje mes dy personave në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe i ka dërguar në Stacionin Policor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.

“Rreth orës 14:40 është raportuar për një rrahje në progres në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Informatës i janë përgjigjur menjëherë njësitë policore dhe me të arritur në këtë lokacion janë hasur dy persona duke u rrahur mes vete, të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483